Protestat me armë në Miçigan. Donald Trump: Janë njerëz të mirë, por të inatosur. Guvernatorja të heq masat

Presidenti Donald Trump mbështet protestuesit e Michiganit, të cilët kanë dalë të protestojnë të armatosur, kundër masave të vendosura ndaj koronavirusit nga guvernatorja Gretchen Whitmer.

“Guvernatori i Miçiganit duhet të heqë dorë nga disa masa dhe të shuajë zjarrin”- ka thënë Donald Trump në mesazhin e tij në Twitter. “Këta janë njerëz shumë të mirë, por janë të zemëruar. Ata kërkojnë t’u kthehet jeta e tyre në mënyrë të sigurt. Takoji ata, diskuto, bëj marrveshje”-vijon më tej Trump.

Presidenti i SHBA-së është shprehur i shqetësuar për mbërritjen e një goditje të madhe të papunësisë në vend. Ai inkurajoi guvernatorët të lehtësojnë kufizimet e përcaktuara. Në Miçigan qindra protestues të armatosur rëndë, hynë në selinë e parlamentit lokal për të kundërshtuar me forcë urdhrin r zgjatjen e karantinës së koronavirusit me dy javë të tjera, deri në 15 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?