Protestuesit proTrump tentojnë të hyjnë në Kongres. Reagon Ylli Manjani: Ambasadorja jonë në Washington të dënojë dhunën!

Mbështetësit e presidentit Donald Trump në SHBA kanë nisur sot protesta ku kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Në tubimet masive nuk kanë munguar incidentet, ku protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda institucioneve shtetërore. Ata po tentojnë të hyjnë në Kongres.

Situata e krijuar është e ngjashme me protestat në Shqipëri ndaj dhe Ylli Manjani, me ironi i bën thirrje ambasadores sonë në SHBA të reagojë për të dënuar dhunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet që japin CNN, BBC dhe krejt mediat botërore tregojnë se protestuesit kanë hyrë deri te dera e jashtme e Kongresit dhe tentojnë të hyjnë në sallën ku ndodhen deputetët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ambasada jonë në Washington të bëjë urgjent një deklaratë që dënon dhunimin e institucioneve Amerikane. Po na dhunojnë sigurinë dhe pasurinë publike amerikane…”,– deklaron me ironi Ylli Manjani në një postim në Facebook.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?