Protestat në shtator, Salianji: Sheshet do shpërthejnë nga zemërimi

Në shtator priten protesta të forta nga opozita (PD dhe PL) kundër qeverisë. Këtë qëndrim e ka përkrahur deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili nënvizon se opozita tashmë e ka fituar mbështetjen e popullit, të cilët duhet të ngrihen në protesta e të mbushin sheshet plot. Salinaji thotë se sheshet duhet të ”shpërthejnë” nga zemërimi.

“Opozita do të duhet të ngrihet në protesta. Mbështetjen në popull qeveria e ka humbur. Opozita duhet të bëjë përpjekje të forta për të rrëzuar qeverinë. Data se kur nuk është se duhet të jetë me buton për protestën, por ka zemërim. Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve”, tha ai.

Në një intervistë televizive, Salianji u pyet për qeverinë teknike të paralajmëruar nga Ilir Meta. Salianji theksoi se mbetet për tu parë si do zgjidhet kriza politike, por vetmja formë sipas tij janë protestat.

SHKARKO APP