Protestë ditën e Samitit të BE-së në Tiranë, Veliaj: Sa turp, çfarë tradhëtie ndaj demokratëve

Pasi Sali Berisha tha se protesta e radhës e opozitës do të jetë më 6 dhjetor, pikërisht ditën kur do të mbahet Samiti i BE-së në Tiranë, nga Partia Socialiste kanë nisur edhe reagimet.

Pas Taulant Ballës, është kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili e cilëson si turp dhe mjerim deklaratën e Berishës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, protesta ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Europës është prova më e qartë.

“Nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tiranë! Sa turp! Çfare mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhëtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thekson Veliaj.

SHKARKO APP