Protestë gjatë Samitit të BE, Berisha: Të paraqesim para Europës problemet në mënyrë paqësore

Pas protestës së 12 nëntorit, kreu i Partië Demokratike, Sali Berisha ka sugjeruar në mbledhjen e Kryesisë, që protesta e radhës e opozitës të mbahet më 6 dhjetor, pikërisht në ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së. Sipas Berishës, kjo le të bëhet që ti tregohen Europës problemet në mënyrë paqësore.

”Protesta e 12 nëntorit domosdoshmëriosht duhet të vazhdojhet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin para përfaqësuesve më të lartë të demokracive europoiane, para të gjithë botës pikërisht me këtë axhendë, betejë kundër munizmin me ekzistencën e pluralizmit.

Mbrojtjen e pasurisë që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit që po u plaçkitet në mënyrë më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera.

Axhenda mund dhe do të ketë çështje të tjera. Unë këtë propozim kisha, populli opozitar e pret këtë thirrje me dëshirën më të madhe dhe vullnetin më të mirë për të paraqitur në arenë para liderishipit të nderuar të BE, problematikat me të cilat ai po përballet sot”.

SHKARKO APP