”Protestë në çdo çast, kudo, në çdo shesh”, Vasili: Në këmbë kundër grabitjes monstruoze nga Rilindja
”Protestë në çdo cast, kudo, në çdo shesh”. Kjo është thirrja që vjen nga LSI-ja. Nënkryetari dhe deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili ka renditur abuzimet e qeverisë, dhe për të duhet të jemi në këmbë kundër grabitjes që po bën qeveria Rama.
”Mijëra familje po përballen me Covid-in dhe shpenzojnë e futen në borxhe për të përballuar sëmundjen, ndërsa Rilindja që e ka për detyrë jo vetëm nuk i ndihmon, por përkundrazi vazhdon koncesionet për oligarket, që gllabërojne miliona euro duke i lënë shqiptarët në ditë të hallit”,-shkruan Vasili në facebook.
Po ashtu nënkryetari i LSI-së thekson se çdo minutë e rilindjes në pushtet, do të thotë shkretim i pronës dhe interesit publik si dhe shkretim i vendit nga shqiptarët e dëshpëruar që largohen prej tij.
Postimi i plotë
Të gjithë në këmbë kundër grabitjes monstruoze rilindase të pronës dhe jetës së shqiptarëve! Nga rruget e florinjta me mbi 20 milion euro km, e deri tek rritja e çmimit të bukës, tregojnë se grabitja dhe përvehtësimi rilindas nuk kursen asgjë. Kur nuk kurseu as çmimin e bukës, mendoni të tjerat.
Mijëra familje po përballen me Covid-in dhe shpenzojnë e futen në borxhe për të përballuar sëmundjen, ndërsa Rilindja që e ka për detyrë jo vetëm nuk i ndihmon, por përkundrazi vazhdon koncesionet për oligarket, që gllabërojne miliona euro duke i lënë shqiptarët në ditë të hallit.
Pronat publike po grabiten vazhdimisht dhe hipotekat janë kthyer në vatra grabitjeje të pronave të qytetarëve aq sa në Vlorë ku deputet ka qenë për plot tetë vjet Edi Rama, janë ndryshuar një ushtri me drejtorë.
Tenderat që grabisin dhjetra milion euro bëhen në mes të Tiranës, ku 7 prej tyre në ”Unazën e Tiranës” rrëmbejnë 130 milion euro dhe mënyra skandaloze sesi ato bëhen, ku çmimi ka vlerë vetëm 50% të pikëve dhe diplomat e teknikëve ndajnë thelën e fitimit të tenderit, është provë kaq e qartë sa vetëm sytë e plasur të Prokurorisë Shqiptare nuk e shohin.
Çdo minutë rilindja përvehtëson dhe grabit pronën publike. Ndaj të gjithë në këmbë për të shpëtuar vendin nga gremina. Çdo minutë e rilindjes në pushtet, do të thotë shkretim i pronës dhe interesit publik si dhe shkretim i vendit nga shqiptarët e dëshpëruar që largohen prej tij.
Ky denoncim, demaskim dhe protestë në cdo çast, kudo, në çdo shesh, rrugë, familje, bar a treg i hapur është një Mision Shpëtimi Kombëtar. Ky Mision është detyra, që na kanë ngarkuar qindra mijëra votues shqiptarë! Ne do ta bëjmë pa u tërhequr kurrë pas dhe deri në fund!