Protestë në Londër për vrasjen e Klodianit. Shqiptarët thirrje për Drejtësi (VIDEO)

E gjithë Shqipëria është ngritur në revoltë dhe në protesta të fuqishme pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga Policia e Shtetit. Por protestë është mbajtur edhe në Londër.

Shqiptarët janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur, në shenjë revolte për vrasjen e Klodianit.

Ata brohorasin njëzëri “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ndërsa protesta ka qenë paqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?