Protestë në mbështetje të Açkës, PD e Bashës: Ndalja e dh*nës ndaj grave e vajzave të fillojë nga Kuvendi

Deputetja e PD-së së Lulzim Bashës, poetja Flutura Açka është marrë në mbrojtje nga PS-ja e Edi Ramës. Aleanca e Grave Parlamentare ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Komisionin e Medias, ku shprehet se dënon me ashpërsi dhunën dhe intimidimin e ushtruar.

Nga ana tjetër mbështetje kanë dhënë edhe grupi i PD-së zyrtare. Deputetet dhe gratë e vajzat e forumit të gruas së Partisë Demokratike së Lulzim Bashës, zhvilluan të enjten një tubim në Kryesinë e Kuvendit. Sipas tyre, duhet të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga Kuvendi.

Zëdhënësja e PD-së zyrtare Mirela Karabina tha para mediave se dy deputetët ushtruan dhunë verbale ndaj Açkës, ndërsa nënvizoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin më në Kuvend.

“E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bulizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre, atë detyrë për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë”, tha Taulanda Jupi, sekretare e PD-së së Bashës për gruan.

 

SHKARKO APP