Protestë në Prrenjas, Vlorë e Shkodër kundër rritjes së çmimeve

Sot në Tiranë para Kryeministrisë do të mbahet protesta e dytë qytetare kundër rritjes së çmimeve, sidomos të naftës që ka shkuar çmimi në stratosferë dhe për ushqimet bazë.

Qarkullimi nga Librazhdi në Pogradec u ndërpre për disa minuta gjatë së enjtes. Dhjetëra qytetarë të Prrenjasit bllokuan këtë aks në proteste kundër rritjes së çmimit të karburantit. Protestë po ashtu u mbajt edhe në Vlorë, ku qytetarët bllokuan akse rrugore.

Të revoltuar ata i bëjë thirrje qeverisë për të ndërhyrë. “Është turpi i botës që po tallen me këtë popull. Po e lënë në mes të katër rrugëve”. Të pakënaqur janë të huajt që jetojnë në Vlorë.

Studentët në Shkodër dolën gjtihashtu në protestë. ”Ministrja me ”Range Rover”, qytetarët në këmbë”, ishte vetëm një nga pankartat që kishin zgjedhur.

SHKARKO APP