Protestë nga punjonjësit e policisë në burgje/Macaj: Nëse braktisim shërbimin, bie qeveria
Ministria e Drejtësisë ka një javë kohë. Punonjësit e policisë së burgjeve, kanë paralajmëruar protestë e deri në nisjen e një greve urie nëse ministria nuk u pranon kushtet që kanë vendosur.
Kreu i sindikatës, Valentin Macaj ka mbledhur një peticion me mbi 200 firma, ku ai dhe kolegët e tij kërkojnë rritje të pagave duke marrë parasysh gradat, sigurimin e transportit, uniforma të reja dhe kushte me të mira pune.
Nga ana tjetër, Macaj nënvizon se punonjësit e burgjeve kanë paralajmëruar edhe grevë urie, e cila sipas tij do të kolapsonte vendit, pasi institucionet e dënimit nuk do të ruheshin më prej tyre.
”Në vetëm për një orë mblodhëm 220 firma janë gati dhe për grevë. Nëse ty punonjësi i Policisë së burgjeve të braktis shërbimin. Bie çdo lloj qeverie. Puna në ditët e pushimit zyrtar nuk paguhet 200%. Punonjësi i Policisë detyrohet që të bëjë autostop”,-u shpreh ai për TvKlan.