Protestë para banesës së Ramës në Surrel, të rinjtë e FRPD-së: Faktet dolën! Jep dorëheqjen

Të rinjtë e Forumit Rinor Demokratik po mbajnë një protestë në Surrel përpara banesës së kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, të rinjtë bëjnë thirrje që Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre faktet nga dosja “McGonigal” dolën në shesh.

“Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”, tha një prej të rinjve.

Në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar, policia iu ka kërkuar protestuesve të mos vendosen në këtë zonë.

SHKARKO APP