Protestues nga Shkodra po vijnë në Tiranë, s’mungojnë akuzat për Bashën

Demokratët e Shkodrës janë nisur nga qyteti verior në drejtim të Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së PD-së që nis në orën 19:00.

Njëri prej tyre thotë se gjendja ekonomike është tepër e rënduar dhe theksoi se shumë demokratë kanë emigruar, për shkak se të gjitha bashkitë janë në duar të socialistëve dhe për këtë, fajësoi ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ka ikur e gjithë rinia. Nuk ka asnjë lloj shprese. Jam bërë operim, nuk jam në gjendje për protestë, por të paktën të shkoj e të them se çfarë po i bëjnë këtij populli. Popullit ia ka çuar lakun në fyt. Fajin e kanë demokratët. Demokratët kanë ikur, fajin e ka Lulzim Basha që ka lënë 36 bashki në duart të socialistëve. Edhe të majtët duhet të çohen në protestë”, tha ai.

Rreth 1 mijë demokratë janë nisur nga shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

SHKARKO APP