Protestuesit e opozitës hedhin molotov para bashkisë së Tiranës

Opozita po proteston edhe ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e krybashkiakut, Erion Veliaj.

Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë, duke vënë në rrezik jetët e efektivëve të policisë të cilët janë të vendosur në perimetrin e sigurisë.

Me dhënien e lejes për protestë policia bën thirrje për të ndalur aktet e dhunës, por në protestat e mëparshme ky apel është injoruar dhe nga militantët janë djegur goma, hedhur molotovë dhe përplasur me policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?