Protestuesit nuk largohen nga komisariati në Lezhë: Të lirohen zyrtarët

 

Qytetarë të shumtë janë mbledhur përballë komisariatit të Lezhës dhe kërkojnë lirimin e kryebashkiakut Frran Frrokaj dhe 12 zyrtarëve të tjerë të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.

Ata kanë bllokuar rrugën kërkojnë lirimin e personave të arrestuar duke akuzuar policinë dhe autoritetet se kanë shkelur procedurat pasi personat e dyshuar nuk janë njoftuar më parë për hetimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është shkelur ligji. Nuk dua të hyj tek pjesa e fajësisë apo pafajësisë. Procedura që është ndjekur është e gabuar. Unë kam punuar në ato instanca dhe e di. Praktika që është ndjekur është e gabuar. Minimalisht njeriu njoftohet nëse është marrë i pandehur dhe më pas vazhdohet me procedurat. Kjo praktikë nuk është ndjekur. Personat që janë pjesë e kësaj çështjeje nuk janë njoftuar me sa kam unë dijeni”, thotë ai, njofton “Neës 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?