Protestuesit para kryeministrisë: Nëse Rama nuk merr vesh, “Dita e Verës” do t’ju kthehet në Ditë Ferri!

Dhjetra mijëra protestues kanë pushtuar bulevardin kryesor të Tiranës. Një protestues i verbër që kishte ardhur nga Italia për këtë protestë iu drejtua kryeministrit Rama:

Po vazhdove kështu, iu drejtua Edi Ramës, “DITA e VERES” do t’ju kthehet në DITË  FERRI!

Sipas folesve në protestë ata duan ulje të taksave dhe çmimeve pasi nuk e përballojnë dot jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë protestuesit kërkojnë që policia të lirojë të rinjtë e arrestuar, të cilët kanë mbushur qelitë e komisariatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri ka reaguar sot ndaj protestuesve duke i quajtur të “çartur” dhe se nuk janë populli.

Edi Rama shkruan: “Sa për fuqinë e popullit unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen që shan (në Bulevard), mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë. Po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protesten tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”, shkruan Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?