Protestuesit shpërthejnë në thirrje: “Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Edvin tradhtar”

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë. Që prej ditës së djeshme, ata protestojnë kundër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të marrëveshjes për ”Mini-Shengenin”. Në vend ndodhen edhe shumë forca policie.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi, kanë mbërritur në hotel Rogner pas vizitës në Durrës në disa vende të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 13:15 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e tyre.

Kosova refuzoi ftesën për të marrë pjesë në këtë samit për shkak të qëndrimit dhe deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së. Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohura nga gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe një ditë më parë Vetëvendosje, qendra në Shqipëri protestoi kundër ardhjes së Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?