“Prova që asgjëson Ramën”, Vasili publikon videon: Askush nuk ja ka kërkuar Edi Ramës heqjen e koalicioneve!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, një video, ku gjatë një emisioni përballë gazetarëve, deputeti Myslym Murrizi thotë qartë se ka qenë Edi Rama ai që ka kërkuar të mos ketë koalicione parazgjedhore.
Gjatë debatit ne emision, Murrizi pranon gjithashtu se kjo u bë në këmbim të ofertës së tij për listat e hapura.
“Askush nuk ja ka kërkuar Edi Ramës heqjen e koalicioneve.” – shkruan Vasili krah videos.
Postimi i plotë:
Ja prova, që asgjëson Edi Ramën!!(VIDEO).
Mender ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve ishin thjesht një pazar i fëlliqur.
Askush nuk ja ka kërkuar Edi Ramës heqjen e koalicioneve.
Murrizi në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga thotë se:
ka qenë Edi Rama ai që ka kërkuar të mos ketë koalicione parazgjedhore dhe pranon se kjo u bë në këmbim të ofertës së tij për listat e hapura.
Ja pohimi në Repolitix:
“Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.
Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.
Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!
Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?
Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.
Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?
Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.
Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.
Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!
Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!
Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!”
Ja ku e keni edhe me VIDEO se si provohet pazari i Edi Ramës me reformën zgjedhore.