PS, Balla: Gati të votojmë rezolutën e Parlamentit Europian
Partia Socialiste ka deklaruar sot se është gati të votojë rezolutën e Parlamentit Europian për marrëveshjen me Partinë Demokratike, në mënyrë që opozita ti rikthehet jetës parlamentare. Në emër të PS-së, ka qenë deputeti Taulant Balla që ka deklaruar se maxhoranca është gati që të votojë që nesër këtë rezolutë.
“Deklarata e Kukan dhe Fleckenstein, 100% me qasjen parimore që Parlamenti Europian ka dhe i takon parlamentit shqiptar ta pranojë. Të shpresojmë se PD është gati të kthehet në punë dhe të votojë fjalë për fjalë këtë rezolutë. Ne do të shohim mundësinë që të votojmë nesër këtë rezolutë si shprehje të vullnetit të maxhorancës”, deklaroi Balla.