PS: Basha nuk mbajti premtimin për hapjen e 30 mijë vendeve të reja të punës
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, në një deklaratë për median tha se “Lulzim Basha nuk ka mbajtur premtimet e tij për të hapur 30 mijë vende të reja pune’.
“Nëse Lulzim Basha do të kishte pasur kurajo për t’i dalë ballë qytetarëve të Tiranës për bilancin e kryeqytetit, ndoshta do të kishim pasur dhe ne mundësi të mësonim se ku janë hapur vendet e punes që thotë dhe sesi janë hapur këto vende pune.
Fakti është që zyra e punës së Bashkisë Tiranë, sot është një institucion që ekziston vetëm në letër. Vetëm 7 punonjësit e saj janë të punësuar.
Jo vetëm kaq, Luli nuk ka respektuar për të paraqitur përpara kontraktorëve të Bashkisë, listën e personave me ndihmën ekonomike , për të marë parasysh punësimin”, tha Gjylameti.
Ajo shtoi se Tiranës i nevojiten politika më të mira menaxhimi dhe investime. Sipas saj, në 21 qershor qytetarët do të votojnë për të kthyer Tiranën në drejtimin e duhur.