PS-Bashës: Merru pak me Flamur Nokën

Për Partinë Socialiste, formularët e vetëdeklarimit janë prova se në radhët e mazhorancës nuk ka deputetë të inkriminuar, ndryshe nga sa pretendonte lideri i opozitës Basha se 19 parlamentarë nga Partia Socialiste janë “kriminelë”.

Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, deputeti Alfred Peza theksoi se në grupin parlamentar të partisë së udhëhequr nga Edi Rama nuk ka asnjë person të dënuar për asnjë krim. Peza tha se Basha duhet të merret me deputetët e tij, duke ju referuar rastit të Flamur Nokës i cili ka fshehur të dhënat në formularin e tij të vetëdeklarimit. Mediat kanë shkruar se Noka  ka patur ofertë për të punuar si agjent i UBD-së.

“Flamur Noka, është ndaluar në vitin 1991 në ish-Jugosllavi. Gjatë qëndrimit në burg, Noka është marrë në pyetje nga UDB jugosllave, në përpjekje për ta rekrutuar si bashkëpunëtor”, shkruanin mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne si autore të nenit për përfshirjen në këtë ligj edhe të administratës, do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale. Sepse ne nuk bëjmë ligje për të baltosur Shqipërinë dhe kundërshtarët politikë, po për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja deklarata e plotë e Alfred Pezës

Lulzim Basha, zëdhënësi kryesor i baltosjes së Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, njeriu që pa iu dridhur qerpiku gënjeu papushim shqiptarët dhe ndërkombëtarët për prezencën e 19 kriminelëve në radhët e Partisë Socialiste në Parlament, meriton përbuzjen e të gjithë shoqërisë! Për llogari të Sali Berishës dhe politikes se tij të vjetër, Lulzim Basha nuk la gjë pa shpifur dhe nuk la njeri pa akuzuar, ndërkohë që sot thotë se kriminelet qenkan fshehur prandaj ai nuk vërteton dot asnjë nga akuzat e tij monstruoze që ka bërë për më shumë se një vit rresht! Jo Lulzim, ata nuk janë fshehur asgjëkundi, sepse thjeshte nuk ekzistojnë kriminele në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Jo Lulzim nuk janë fshehur, por ligji për të cilin ne të dhamë të gjithë mbështetjen të bësh, nuk ka nxjerrë asnjë kriminel sepse askush nga ata që ti ke akuzuar nuk është hetuar dhe dënuar për asnjë krim të parashikuar nga ligji. Dhe tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për Partinë Socialiste u vërtetua edhe zyrtarisht, merru pak me Flamur Nokën që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat dhe me të gjithë ata te tjerët qe ligji i nxori nga ferrat e SHQUP-it.

Ne si autore të nenit për përfshirjen në këtë ligj edhe të administratës, do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale. Sepse ne nuk bëjmë ligje për të baltosur Shqipërinë dhe kundërshtarët politikë, po për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër. Le ta shohin dhe le ta dëgjojnë shqiptarët të vërtetën, pavarësisht se Lulzim Basha dhe Saliu pas tij duan që shqiptarët të shohin vetëm kriminelë tek njeri-tjetri dhe të dëgjojnë vetëm për krime, drogë, vrasje dhe balte

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?