PS bëhet gati për zgjedhjet. Banderola ”Deputeti që duam”: Fokusi tek diaspora, rinia, gratë dhe profesionistët

Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet parlamentare në 2025. Një banderolë e madhe është gati për të prezantuar platformën e re nga ku do të përzgjidhen disa prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025. ”Deputeti që duam” është platforma që kryeministri Rama ka paralajmëruar që në Kongresin e Partisë Socialiste në fund të korrikut. Kjo platformë e re do të ketë fokusin tek 4 kategori: diasporën, rininë, gratë dhe profesionistët. Përgatitjet po bëhen vetëm disa orë para nisjes së mbledhjes për konstituimin e Kryesisë së re të PS, tek selia rozë.

Sekretariati i PS konfirmohen propozimet e Ramës
Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi;
Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri;
Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi;
Sekretare për Programin, Milva Ekonomi;
Sekretar për Rininë, Roi Bashaj;
Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Përsa i përket anëtareve të Kryesisë gra të zgjedhura në Asamblenë e 7 shtatorit 2024
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla

Përsa i përket anëtarëve të Kryesisë të zgjedhur në Asamblenë e 7 shtatorit 2024 burra janë:
Arben Pëllumbi
Erion Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani

Drejtuesit politikë në qarqe të cilët futen automatikisht si anëtarë kryesie
Elisa Spiropali
Erion Veliaj
Ogerta Manastilu
Emirjana Sako
Benet Beci
Ulsi Manja
Pandeli Majko
Blendi Gonxhe
Arbian Mazniku
Belinda Balluku
Niko Peleshi
Mirela Kumbaro
Ervin Demo
Bledi Çuçi
Taulant Balla

SHKARKO APP