PS: Berisha,të përjashtohet nga Kuvendi për thirrjen për armatosje të popullsisë

Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Një grup prej 7 deputetësh të PS-së i kanë bërë një kërkesë Byrosë së Kuvendit, për të dënuar Berishën pasi thirrjeve të tij për armatosjen e qytetarëve. Lajmin e bëri publik për mediat Taulan Balla në një komunikim me mediat jashtë Kuvendit.

 “Një grup prej më shumë se 7 deputetë të PS-së që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Ram Berisha kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit me qëllim mbledhjen e saj brenda 48 orëve. Është një moment i trishtë në karrierën politike të një politikani që të pajisen me armë civilët. Është shumë e papranueshme që një parti politike si PD-ja, në një vend anëtar të NATO-s të bëjë thirrje të tilla. Shqiptarët janë kundër armatosjes”, tha Balla.

Më tej ai tha se edhe Prokuroria duhet të fillojë një hetim për deklaratat e Berishës.

SHKARKO APP