PS, Blerina Gjylameti: 12 mijë koordinatorë për përgatitjet e zgjedhjeve

Ekperimenti i suksesshëm në Tiranë dhe Durrës i 2013-së, do të aplikohet në gjithë Shqipërinë nga Partia Socialiste.

Rreth 12 mijë vullnetarë të mbiquajtur koordinatorë elektoralë dhe dixhitalë të cilët merren me përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme që të tek listat e deri fushata në rrjetet sociale, do të shpërndahen në terren.

Sipas shembullit të fushatave amerikane, këta persona do t’i bashkangjiten strukturave ekzistuese të PS-së për të maksimalizuar rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Një strukturë e cila vjen në mbështetje dhe për të koordinuar të gjithë punën për përgatitjen e zgjedhjeve. Duke nisur që me strukturat e partisë në mbështetje të tyre, me zgjedhësit, punën me ta derë më derë, mënyrën sesi do të realizohet fushata, çfarë do të jetë objektivat, si do ti realizojmë ato. Të gjithë koordinatorët si ata elektoralë dhe ata dixhitalë janë vullnetarë elektoralë apo aktivistë të Partisë Socialiste që i bashkëngjiten strukturave të Partisë Socialiste për të maksimalizuar votat. Në asnjë mënyrë nuk paguhet asnjëri prej tyre për të arritur objektivin kryesor: Të fitojmë zgjedhjet e 2017 mbi të gjitha të fitojmë një shumicë absolute’ tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretarja për Koordinimin Elektoral në PS, Blerina Gjylameti konfirmon se motorët e fushatës tashmë janë ndezur.

“Çdo parti, sidomos partia jonë që është shumë e madhe, fillon e ndez motorrët e fushatës shumë kohë përpara me organizimin e strukturave të saj partiake dhe strukturave të tjera që janë në mbështetje të strukturave partiake. Nuk ka të bëjë fare me sa herët apo vonë është, gjithmonë është koha e duhur kur duhet të arrish atë që është objektivi” tha ajo.

Në kuadër të zgjedhjeve në ditët në vijim pritet të bëhet dhe rishpërndarja e drejtuesve politikë, konkretisht deputetëve dhe ministrave në qarqe dhe qytete./Report Tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?