PS bojkoton Komisionin Hetimor për 25 prillin, Bardhi: S’kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregon përmes një postimi në facebook, mungesën e anëtarëve të PS-së në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Për të qeveria vodhi zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit, dhe se nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore.
Postimi i plotë
Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuan vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin.
Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore.
Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.