PS çel garën për kryetarët e partisë në 61 bashki, Gjiknuri: Impuls i ri për rezultatet elektorale
Pas çeljes së garës nga ana e Partisë Socialiste për kryetarët e partisë në 61 bashki dhe Sekretarët Ekzekutiv, Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri fton të gjithë ata që kanë vullnetin dhe dëshirën të bëhen pjesë e këtij procesi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet i bindur se fushata e më tej zgjedhja e kryetarëve të rinj do t’i japë PS-së një impuls të ri.
“Të dashur miq! Nëse keni aftësinë, vizionin, vullnetin dhe dëshirën për t’u bërë drejtues të degëve të Partisë Socialiste në të 61 bashkitë e vendit ju inkurajoj që të përfshiheni në garë. Në faqen zyrtare të PS.al gjeni udhëzimet përkatëse me të dhënat e detajuara për procesin. Besimplotë se fushata e më tej zgjedhja e kryetarëve të rinj do t’i japë Partisë Socialiste një impuls të ri me vlerë të padiskutueshme jo vetëm për rigjenerimin e strukturave por edhe për rezultatet e ardhshme elektorale”.