PS dhe qeveria në pazare me mafien. Balla: Fajin e ka Lulzim Basha

Në një kohë që në media kanë dalë detaje nga përgjimet e antimafias italiane, Partia Socialiste ka ”larë duart”. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, e hodhi topin nga kampi opozitar, duke deklaruar se eurodeputeti italian që del në përgjime është mik i Lulzim Bashës.

”Jam kryetar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe mund t’ju them me bindje të plotë eurodeputeti që përmendet është një mik i vjetër i Lulzim Bashës. Pyeteni Lulzimin e ka pasur dhe në zyrë, e ka takuar në Bruksel dhe Romë, pyeteni se ju sqaron”,-tha Balla.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët për 20% e bashkisë Tiranë që merr për ndërtimet sipas përgjimeve, edhe përë këtë Balla tha pyeteni Bashën. Ndërsa SPAK ka njoftuar se do të vihet në kontakt me autoritetet italiane për çështjen, Balla inkurajoi hetime të thella dhe të plota.

”Të bëhen hetime të thella dhe të plota. Ata që janë përmendur realisht me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikimet përkatëse dhe duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj”,-theksoi më tej Balla.

SHKARKO APP