PS e vendosur të mos pres Komisionin e Venecias, del hapur kundër ndërkombetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi sot publikisht arsyet pse shumica rrëzoi dekretin e Presidentit Meta dhe i dha rrugë miratimit të Kodit Zgjedhor. Me votimin e sotëm PS ka dalë hapur kundër ndërkombëtarëve që i kërkonin të priste opinionin e Komisionit të Venecias. Por sipas Ballës, pritja e një opinioni nga Venecia do të thoshte hyrje në një spirale të rrezikshme që mund të cenoje edhe zgjedhjet e 25 prillit.
“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit”,- tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?