PS festoi 24 vjetorin, Rama uroi edhe Bashën për ditëlindje
Partia Socialiste ka festuar 24 vjetorin e themelimit të saj. 12 qershori është dita e lindjes së kësaj force poltike, por fushata elektorale bëri që kremtimin socialistët ta shtyjnë me disa ditë, kjo për t’iu mundësuar atyre dhe festimin e fitores së zgjedhjeve lokale.
Kryeministri Edi Rama, përshëndeti pjesëmarrësit e shumtë, duke i vendosur vetës dhe një sfidë.
Kreut të Partisë Socilsite, nuk i munguan dhe mesazhet politike, krysisht me shënjestër Partinë Demorkatike.
12 qershori është festë për socialsitët, por dhe për kreun e Partisë Demorkatik Lulzim Basha, i cili feston ditëlindjen, ndaj kryesocialisti Rama, nuk e kurseu batutën.
Edi Rama: Gëzuar ditëlindjen edhe kryetarit të opozitës! E ka në të njëjtën ditë me Partinë Socialiste dhe as këtë herë, njësoj si mbas 23 qershorit, nuk ia urova dot në kohë reale, sepse ne ishim në fushatë për bashkitë, kurse ai ishte në fushatë për referendumin kundër reformave të qeverisë. E ftuam të ishte me ne, sot, siç ftuam edhe të tjerë kolegë të tij dhe do të kisha qenë i lumtur, nëse do të kishte ardhur, se do të më ishte dhënë rasti që ta falënderoja sinqerisht, jo për kontributin në fitoren tonë, natyrisht, por për nismën e tij personale për referendumin. Por jam i bindur se miku i të gjithëve, Tritan Shehu, të cilin e përshëndes për praninë e tij këtu, do ta informojë hollësisht për këtë falënderim.
Në festë morën pjesë themelus të Partisë Socialiste, të rinj të ardhur rishtaz, deputetë dhe mbështetës, por në sy ra dhe mungesat e shum personaliteteve qofshin ata figura historike apo dhe zëra të fortë kritik. Ben Blushi, ishte njëri prej tyre.
Gjithashtu mungonte dhe lideri historik Fatos Nano, ndonëse ka premtuar se do të jetë prezent në 25 vjtorin e Partisë Socialiste.
Ka ish koleg të tij që ja ndjenë mungesën.
Por ka dhe nga ata që mendojnë se për Fatos Nanon, Partia Socilsite është kapitull I mbyllur.