“PS fiton mbi 40 bashki”, Gjiknuri flet për akuzat e Berishës: Është këngë e vjetër, justifikimi i humbjes

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri shpreh bindjen se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit 2023. Duke folur për Klan News, Gjiknuri theksoi se PS do të sigurojë fitore në mbi 40 bashki. “Unë mendoj se Partia Socialiste do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive. Mbi 40 bashki Partia Socialiste dhe të tjerat mund të jenë në diskutim”.

Numri dy i socialistëve foli dhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhje. ”Të them të drejtën përtej asaj që gjykojnë njerëzit, kryeministri Rama nuk para ndërhyn as në listat e deputetëve, me përjashtime të veçanta kur bëhet fjalë për figura të nivelit kombëtar. Përgjithësisht, është procesi i deleguar në nivel drejtues qarqesh dhe struktura të PS nga poshtë, bazuar në vullnetin e anëtarësisë së partisë”.

Gjiknuri ka një përgjigje edhe për Sali Berishën lidhur me procesin e zgjedhjeve. “Është këngë e vjetër, e dëgjuar shpesh nga opozita shqiptare, nuk përbën më risi për qytetarët. Është përgatitja e humbjes dhe justifikimi i humbjes”.

SHKARKO APP