PS fiton tre bashkitë ku u votua elektronikisht, Berisha nuk pranon humbjen: Të bëhet verifikimi dhe auditimi i pajisjeve elektronike

Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në 3 bashkitë si Elbasani, Vora dhe Kamza ku është nxjerrë rezultati aty ku u votua elektronikisht.

“Janë mediat që kanë paraqitur transformimin e votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë autidim të këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime të veta të sakta kur dyshohet në devijim të rezultatit, si mund të trajtohet devijimi, PD do të kërkojë zbatimin e ligjeve, pra aty ku dyshohet se është devijuar rezultatit do bëhet verifikimi dhe auditimi, ky quhet rezultat paraprak”, tha Berisha.

SHKARKO APP