PS frymëzohet nga takimi i Ramës në Athinë, propozim për votën e Diasporës. PD kërkon rikthimin e koalicioneve

Takimi historik i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, ka nxitur socialistët të ndryshojnë qasje sa i përket votës së diasporës.

Pas kthimit në Tiranë, Damian Gjiknuri pohoi se ka paraqitur propozime konkrete në grupin e dialogut me opozitën, për t’i dhënë jetë votës së diasporës, por u kursye në detaje me mediat.

Oerd Bylykbashi nuk e mendon të sinqertë propozimin e socialistëve. Për të mazhoranca ka një plan të detajuar për të kontrolluar edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Opozita këmbëngul te rikthimi i koalicioneve parazgjedhore si garancia e vetme për rrotacion politik, ndonëse mazhoranca e ka bërë të qartë se përgjigja është negative.

SHKARKO APP