PS kërcënon. Gjiknuri ultimatum opozitës: Ju presim deri të premten

Mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore është mbyllur pa konsensus. Opozita ka kërkuar që çështja të mos ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe listat të hapen 100 %. Ndërkohë qeveria, megjithëse Këshilli Politik është ngritur për konsensus dhe negociata, ka kaluar në ultimatume dhe në kërcënime për votim të njëanshëm të ndryshimeve ligjore.

Bashkëkryetari  i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në takimin e Këshillit Politik është shprehur se, tashmë ndryshimet kushtetuese janë në fuqi.  “Ne i kemi qëndruar marrëveshjes, deri të Premten duhet të dërgoni propozimet për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatët në kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Ndryshimet kushtetuese tashme janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja”,- është shprehur ndër të tjera Gjiknuri.

Mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore është mbyllur pa konsensus. Opozita ka kërkuar që çështja të mos ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe listat të hapen 100 %. Ndërkohë qeveria, megjithëse Këshilli Politik është ngritur për konsensus dhe negociata, ka kaluar në ultimatume dhe në kërcënime për votim të njëanshëm të ndryshimeve ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjuhë e përdorur në takim vetëm negociatë nuk mund të quhet.  Është i njëjti stil antikonsensual që Edi Rama përdori dhe me marrëveshjet e tjera. Edhe njëherë PS po tregon se opozita i duhet për fasadë dhe pavarësisht të drejtës, ligjeve dhe ndërkombëtarëve, Edi Rama do të miratojë Kodin Zgjedhor që i bën punë vetëm atij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?