PS i përgjigjet Yuri Kim. Ervin Bushati: Edhe demokracia në SHBA është e cenueshme

PS ka reaguar ndaj kërkesave të Ambasadores së SHBA për pastrimin e listave të kandidatëve nga njerëzit me precedentë penal. Deputeti i PS dhe kreu i PS në Tiranë, Ervin Bushati, i ftuar në A2 News, i kujtoi Ambasadores Kim se edhe SHBA-ja vetë nuk është imune, duke sjellë si shembull, sulmin në Capitol Hill.
“Partia Socialiste është organizimi më i madh politik në vend. PS fitoi me 74 mandate në 2017, ne kemi një standart për të ruajtur. Shpresojmë të marrim më shumë se kaq. Ne jemi ndryshimi, kemi hapur dyert. Kemi nisur disa procese, një prej tyre, deputeti që duam që të hyjnë edhe të rinj në politikë. Atëherë që patjetër në të gjithë vendet e botës ka dëshirë që politika të pastrohet, të mos ketë problematika. Ka edhe në Amerikë. Edhe në Amerikë demokracia është e cënueshme. U sulmua Capitol Hill, pati një sulm të dhunshëm, prandaj politikanët bëjnë thirrje që të politika të pastrohet. Dhe demokracia më e vjetër në botë e pa që s’ishte imune ndaj këtyre fenomeneve. Ndaj duhet të ketë koalicion të demokracive liberale, dhe kjo bëhet për të gjitha vendet e botës. Më rezulton që në Shqipëri, për këtë rast nuk aplikohet”-tha Bushati.

Bushati: Taksa e sheshtë, e suksesshme vetëm në Rusi, Bashës i ka mbetur “tramvaji” në vitin 1993

SHKARKO APP