PS injoron kërkesën, s’diskuton hapjen e kutive të referendumit
Asambleja Kombëtare e PS-së nuk hodhi në diskutim dhe as në votim kërkesën e dy deputetëve socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi për hapjen e kutive të referendumit të 9 prillit 2016.
“Rezoluta jonë nuk u la të lexohet dhe nuk u fut në rendin e ditës. Nuk më shqetëson kjo gjë, por mosrespektimi i normave të PS”, tha Hafizi në një prononcim për median jashtë ambienteve të kompleksit ku zhvillonte punimet Asambleja Kombëtare e PS-së duke nënvizuar se hapi tjetër bisedime me bazën socialiste në të gjithë vendin.
“Baza ka në dorë të bëjë presion për ta çliruar PS-në nga privatizimi”, u shpreh gjithashtu ajo.
“Rezoluta s’u mor parasysh. Kërkonte hapjen e utive të referendumit në këtë kryesi janë futur njerëz që kanë bërë grevë urie para 4 vjetësh. Këta për t’u futur në kryesi shkuan e mbushën kutitë e këtij referendumi. Duam të hapen kutitë. Të verifikohet sa socialistë kanë votuar dhe si janë trukuar në gati 70% lista,. Kjo asamble ratifikoi një grabitje. Të gjithë u bënë palë e një masakre elektorale brenda PS. Hafizi kërkoi të votohet rezoluta por nuk u mor parasysh .Nuk u mor asnjë gjë parasysh as nu u fut në diskutim dhe as në votim”, tha nga ana tjetër deputeti Blushi lidhur me këtë.
Pr/rezoluta – Çfarë u kërkua nga Hafizi dhe Blushi
1. Të ketë në dispozicion një kopje e listës së zgjedhësve të përgatitur nga KZP, mbi bazën e të cilës u zhvillua referendumi i datës 09.04.2016.
2. T’i jepen në dispozicion kopjet e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit për çdo vendvotimi të ngritur, me nënshkrimin e secilit përbri, në referendumin e datës 09.04.2016.
3. T’i vihet në dispozicion kopja e procesverbaleve të hartuara nga çdo Komision i Vendvotimit dhe i Numërimit të Votave për nxjerrjen e rezulatit për çdo vendvotimi të ngritur në referendumin e datës 09.04.2016.
4. T’i garantohet një kopje e tabelës së rezultateve të hartuara nga KZP dhe e procesverbalit të KZP për shpalljen e rezultatit të referendumit mbajtur më datë 09.04.2016
KOHA JONË SONDAZH

