PS-ja e Lezhës përgenjështron: Ndocaj nuk ka ndihmuar financiarisht

Partia Socialiste e Lezhës ka reaguar duke përgënjeshtruar deklaratat e bëra nga kandidati plotësues I zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtuara në 23 qershor 2013 Eduard Ndocaj. Nëpërmjet një deklaratë PS-ja Lezhë pohon se Ndocaj nuk ka ndihmuar financiarisht PS-në në fushatë. Në njoftimin zyrtar thuhet kandidati Eduart Ndocaj nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Socialsite. “Jemi njohur këto dite, nëpërmjet mediave, me deklaratat e njërit prej kandidatëve të listes plotësuese të PS Lezhë në zgjedhjet e 23 qershor 2013. Ne nuk e dimë saktësisht se me cilen parti është aktualisht zoti Ndocaj, por deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se ai asnjëherë nuk ka qenë anëtar i  Partisë Socialiste. Pavarësisht kësaj, ne i jemi mirënjohes kontributit të tij dhe shumë mbështesve tanë. Por, Partia Socialiste Lezhe i bën me dije Eduart Ndocajt, se ajo që ne na bashkon në familjen tonë të madhe socialiste, është ideali dhe programi i saj dhe jo faturat…Për sa i përket çështjeve të faturave mund të futemi në sistemin bankar brënda dhe jashtë vendit, që të shikojmë detaje për këdo pretendues. Ai duhet të jetë i nderuar që i është dhënë mundësia historike të jetë pjesë e listës së kandikandidatëve për deputet të Partise Socialiste. Partia socialiste as nuk ka dijeni dhe as nuk ka kërkuar ndonjëherë një suport të tillë financiare, suporti inegzistent i pretenduar nga kandidati Ndocaj është tërësisht përrallë në prag fushate”, thuhet në njoftim.

Ish kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj kësaj partie, duke i kujtuar dhe kontributin finaciar që ka dhënë për të e që sipas Ndocajt, arrin në vlerën e 60 milionë lekëve.  "Kontribuova nga ekonomia ime me shpresën se do të vinin ditë më të mira për shqiptarët në përgjithësi dhe për popullin e Lezhës në veçanti, por nuk ndodhi kështu; në këmbim mora pabesinë e Partisë Socialiste, ashtu si shumë shqiptarë. Arsyeja që ë bëj publike sot është se ato lekë nuk ishin gjetur në rrugë, ishin lekë djerse dhe pune të ndershme dhe kontributi im nuk di pse duhet të humbë. Nuk janë shpenzuar për gjë tjetër, po për fushatën elektorale të 23 Qershorit me bindje se ne do të sillnim dhe diçka të mirë për popullin", është shprehur Ndocaj. Ai u shpreh se ndjehet i tradhtuar nga partia për të cilën financoi, ndaj deklaroi edhe largimin nga kjo forcë politike.

SHKARKO APP