PS-ja mbetet fillikat në Komision, opozita parlamentare braktis ”Ligjet”: S’ka ndryshime pa hapjen e listave 100%

Opozita parlamentare ka bojkotuar Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutoheshin amendimet në Kodin Zgjedhor.

Ky vendim është marrë për shkak se sipas opozitës parlamentare, mazhoranca nuk do realisht hapjen e listave, dhe po bën gjithçka për të shmangur vullnetin e qytetarëve.

Deklarata e përbashkët:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilen gezojme sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme.

Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorezohemi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?