PS kallëzon në Prokurori ish-kryeministrin Berisha

Tetë ditë pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosje të qytetarëve, Partia Socialiste e ka paditur atë, teksa padia është dorëzuar konkretisht nga deputeti Taulant Balla në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kujtojmë se ish- kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje publike qytetarëve të armatosen nga foltorja e Kuvendit.

Pas kësaj thirrje, Berisha shtoi se qëllimi është për t’u mbrojtur nga bandat kriminale të qeversë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë u prit mjaft ashpër nga eksponentë të qeverisë dhe shumicës. Skandaloze, thirrje per luftë civile dhe veper penale u konsiderua nga Ministri i Brendshem që i kërkoi prokurorise ta marrë Berishën të pandehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një ditë pas thirrjes së Berishës, Byroja e Kuvendit mori vendimin dhe e atë 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa menjëherë pas këtij vendimi, grupi parlamentar i PD vendosi që të bojkotojë punimet e kuvendit, për 10 ditë, aq sa ishte dënuar edhe ish-kryeministri Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?