PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve PD, pengohet mbledhja e sekretariatit të Etikës! Noka: Radhën e ka Kryesia
Partia Demokratike do të vijojë aktet e kaosit me maxhorancën në Kuvendin e Shqipërisë. Pak minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi: Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit.
Nga ana tjetër, deputetët e PD-së nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes së Sekretaratit të Etikës në Kuvend që ishte parashikuar për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, pas veprimeve të dhunshme dhe kaosit në seancën parlamentare të 30 shtatorit.
“Nuk ka ulur këtu! Asgjë. Me Krimin e hajdutët nuk flitet vetëm veprohet. Nuk na përjashton dot krimi i organizuar.Ju jeni hajdutët e këtij vendi! tha Noka në kryesinë e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes”.