”PS kërkon të kontrollojë SPAK-un”, Manja për akuzat e Bashës: Drejtësia e re është distante nga politika
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja flet për akuzat e Lulzim Bashës, i cili thotë se PS-ja po ndërmerr një nismë për të ngritur një Komision Parlamentar, përmes të cilit kërkon të kontrollojë apo kufizojë punën e SPAK-ut. Manja tha se nuk mund ta marrë seriozisht Bashën duke shtuar se drejtësia e re është tërësisht e distancuar nga politika.
“Zotëria ka votuar vetëm ndryshimet kushtetuese në mesnatën e Korrikut 2016 që i hapën rrugën reformës në drejtësi. Drejtësia e re ka misionin e vet dhe sot është tërësisht distante nga politika por çdo pushtet në Shqipëri duhet të ketë një qasje tjetër në drejtim të kësaj Shqipërie që shkojmë në 2030.
Shqiptarët duan ritëm tjetër të qasjes së institucioneve, përfshirë edhe rolin e parlamentit. Parlamenti është sovran. Kush ia heq të drejtën parlamentit, të shohë se si funksionon sot parlamenti. Po flas për mënyrën e funksionimit të tij. Si mund të ketë një komision të parlamentit të dedikuar në nivel parlamentar që të kontrollojmë.
Komisionet speciale janë në mendjen e Lulzim Bashës. Nuk kanë me çfarë merren dhe nxjerrin nga konteksti një qëndrim të maxhorancës për të shpejtuar ritmin e reformave në këtë vend. Kjo është e gjitha”,-tha në Abc News Albania”.