PS kërkon zgjatjen e mandatit për Vetting-un, Alibeaj: S’ka ngërç, në vend të KPK e bën KLGJ

Për Partinë Demokratike shtyrja e afateve të organeve të Vetting-ut nuk është çështje emergjente, pasi në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ishte parashikuar zgjidhja edhe për këtë rast.

“Nuk ka ngërç. Kushtetuta parashikon që në momentin kur përfundon afati pjesën e mbetur duhet ta ushtrojnë KLGJ dhe KLP. Kjo është në ndryshimet e kushtetueses te vitit 2016 e duartrokitur nga të gjithë. Kërkohet vetëm zgjatje afati? Çfarë do të thotë kjo nga KPK të shkoje në KLGJ, pra nga motra e Ballukut te shkoje tek kunati i Kodhelit?”, thotë nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Por përballë mundësisë së një kërkese nga SHBA-BE, Alibeaj thotë se para mbërritjes tek një vendimmarrje, duhet bërë një analizë se përse në 5 vite nuk përfundoi Vetting-u.

SHKARKO APP