PS konfirmon Gledian Llatjan në Elbasan, Gjiknuri: Ka mbështetjen e qeverisë për projektet e ardhshme
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja inspektuan punimet që po kryhen në bllokun që kufizohet nga rrugët “Refik Myftiu” e “Qamil Luniku”. Ai garantoi se me vazhdimin e Gledian Llatjas në krye të Bashkisë, qeveria shqiptare do të jetë një garanci më tepër për mbështetjen e projekteve të Elbasanit.
“Unë si drejtues politik e di shumë mirë interesi që tregon kryetari i Bashkisë duke lobuar gjithë kohës në të gjitha institucionet që kanë mundësi financiare për projektet e Bashkisë. Bashkia e Elbasanit ka përgatitur një sërë projektesh të tjera infrastrukturore.
Unë garantoj që me vazhdimin e Gledit në krye të Bashkisë qeveria shqiptare do të jetë një garanci më tepër për mbështetjen e projekteve të Elbasanit. Në Elbasan po ndodhin shumë zhvillime. Ka shumë investime. Po bëhen vepra që nesër do tërheqin shumë njerëz në zonën e Elbasanit. Në një të ardhme të afërt do të bëhet dhe by-passi i Elbasanit që do të lehtësojë trafikun, sidomos për pjesën e zonës industriale”, deklaroi Gjiknuri.
Për kandidatit të PS-së, qëndron nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit 2021 mori mbi 11 mijë vota.