PS: Mbi 78 mijë të punësuar gjatë qeverisjes socialiste
Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, reagoi sot pas deklaratave të Partisë Demokratike për shifrat e punësimit në vend, duke pohuar se numri i të punësuarve është rritur me 78.844 mijë vetë, një vit pas ardhjes në pushtet të së majtës.
“Sot përsëri Bode doli me pretendimin se INSTAT-i ka përgënjeshtruar qeverinë, duke pretenduar se është rritur punësimi me 37 mijë vetë dhe jo me 78.844 mijë vetë. Por, meqë kanë probleme me shifrat ne po i sqarojmë se numri i të punësuarve është rritur me 37 mijë vetë, nëse kjo mazhorancë krahasohet me vetveten. Pra, nëse krahasohet 3 mujori i dytë i 2014-s me 3 mujorin e tretë të 2014-s ka një rritje të të punësuarve me 37 mijë vetë. Por, që kur qeveria e Bodes u largua nga detyra me votën e shqiptarëve numri i të punësuarve është rritur me 78.844 mijë vetë më shumë”, u shpreh deputetja Gjylameti.