PS mbjell pemë për fushatë, Rama bën 3 parashikime

Vetëm me deputetët dhe 61 kandidatët, Partia Socialiste çeli fushatën për zgjedhjet e 14 Majit nga sheshi Skënderbej. Kryesocialisti dhe kreu i qeverisë, Edi Rama u tha se përse fushata duhet të jetë pa shpenzime, pa zhurmë dhe me sa më shumë komunikim. Paratë e kursyera nga kjo fushatë, Rama tregoi se do të përdoren për donacion pemësh në çdo bashki të vendit.

”Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale ne do ta kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit, duke marrë pjesë edhe vetë në mbjelljen e tyre kudo ku kemi takime, sidomos tani në Prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal, për të mbjellë thuajse gjithçka. Dhe do e nisim sot këtu me 61 pemë, nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës. 61 pemë do të mbjellim këtu për të 61 bashkitë dhe si këtu, kudo ku mbjellim do mbeten mijëra e mijëra të tjera”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama shpjegoi edhe logjikën pas kësaj nisme dhe bëri disa parashikime. ”Pandeli Majko, president nderi i PS në të ardhmen, Partia Socialiste fiton për të 8-tën herë nga 9 palë zgjedhje dhe kjo fushatë hyn në histori si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike”.

SHKARKO APP