PS mbledh grupin parlamentar, në rendin e ditës 6 ligjet e reformës në drejtësi
Sapo ka nisur në selinë rozë mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Burime nga PS theksojnë se në rendin e ditës së mbledhjes së sot është çështja e 6 ligjeve bazë në kuadër të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat pritet të miratohen në seancën plenare të së enjtes.
Ndërkaq, mësohet se do të ketë një raport të kryetarit të Komisionit të posaçëm parlamentar Fatmir Xhafaj, i cili do të raportojë para ligjvënësve socialistë lidhur me ecurinë e këtij procesi në komisionin që ai drejton.
Dakortësia është arritur me misionin amerikan OPDAT.
Opozita kundërshtonte mënyrën se si do të bëhej rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve specialë, duke mos pranuar rolin ekzekutiv të organeve si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive apo Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
Ligji i për strukturën e posaçme antikorrupsion është vlerësuar si më i rëndësishmi për reformën në drejtësi, pasi parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka në fokus luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
KOHA JONË SONDAZH

