PS mbledh asamblenë në Vlorë. Rama i ashpër me deputetët e qarkut
Pas kthimit nga Londra, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vlorës, ku është mbledhur asambleja e Partisë Socialiste.
Në mbledhjen e asamblesë kryeministri Rama ka kritikuar ashpër deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për kandidatët për kryetar bashkie.
Sot në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha.
Ndërkohë Rama ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.