PS mbron Olta Xhaçkën, Bardhi: Mesazh ma*ioz që Rama i përcolli SPAK! Nga sot Gjykata Kushtetuese e merr rrogën kot

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi e quan mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, që nuk do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi e cilësoi këtë vendim si një ditë të zezë për kushtetueshmërinë në vend që gjithashtu zhbën dhe reformën në drejtësi.

”Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK-ut se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

SHKARKO APP