PS mbron Xhaçkën, Noka: Edi Rama dhe ba*da e Rilindjes nuk kanë të ndalur, kanë burgosur edhe Berishën
Gjatë një takimi me demokratët në Gramsh, sekretari i përgjithshëm i PD së Rithemelimit, deputeti Flamur Noka foli edhe për mbrojtjen që PS po i bën Olta Xhaçkës. Sipas tij, Rama dhe banda siç e quan si rilindjen, nuk kanë të ndalur.
”Dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në parlament, për secilin prej nesh. Mos kujtoni miq se mandati i Olta Xhaçkës nuk ka lidhje me ju, me Gramshin. Ka lidhje me Gramshin dhe çdo qytetar të Shqipërisë.
Po pse? Sepse të dashur miq, nesër Olta Xhaçka apo një Oltë tjetër mund ti verë syrin, siç edhe ju e dini që ja kanë vënë, një prone, një pylli apo kodre, pishave, mund ti vënë syrin dhe me firmën e Edi Ramës ua rrëmben dhe vjen si investitor strategjik dhe investon me paratë që ju ka vjedhur ju. Ky është modeli dhe prandaj jemi sot shumë të shqetësuar. Pse? Sepse me vendimin e djeshëm, Edi Rama dhe banda e tij që quhet rilindje, nuk ka të ndalur dhe nuk kanë pengesë. Pengesa e fundit në Shqipëri ishte Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta.
Edi Rama dje me votim në parlament vendosi dhe shpalli; drejtësia jam unë, ligji jam unë, gjykata jam unë dhe kjo e djeshmja shpjegon edhe arsyen se pse Sali Berisha mbahet i burgosur pa fakte e prova dhe pa asnjë akuzë. Sepse ligji është Edi Rama në Shqipëri, sepse gjykata është Edi Rama në Shqipëri sepse drejtësia është Edi Rama. Edi Rama do të likujdojë opozitën dhe për ta realizuar këtë ka gjetur një rrugë, të rrëmbejë, të mbajë peng e të burgosur pa ligj, kreun e saj”,-tha Noka.