PS mungon në Komisionin Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Aspak çudi bojkoti
Anëtarët e PS-së munguan sot në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, ndaj dhe kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj, akuzoi socialistët duke thënë se po përpiqen të pengojë hetimet për masakrën zgjedhore, duke mos u paraqitur në mbledhjen e përcaktuar ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së tha se ata do të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe se do të kërkojnë zëvendësimin e përfaqësuesve të PS-së në Komision, në rast se ata do të mungojnë tre herë pa arsye.
“Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për tu mbledhur në një afat maksimal që është 3 mujori. Sot është dita e 6 dhe duket fare qartë që mungesa e arsyeve është një strategji e qatë për të penguar veprimtarinë e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Maxhoranca është e dokumentuar si vjedhës, hajdute shkatërruese e procesit zgjedhor të 25 prillit dhe është afër mëndësh që ata do të bëjnë gjithçka për të penguar hetimet e komisionit për masakrën e 25 prillit. Nuk më çudit kjo sjellje, por nuk e prisja që në mbledhjen e parë, duke parë dhe shtrirjen e dorës për bashkëpunim. Çudia e madhe ndodh, bojkot nga maxhoranca. Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet.
Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe rregulloren. Mbledhja tjetër e caktuar është ditën e premte ora 10:00”.