Kryeministri ndalon LSI të bëjë fushatë, gjobit ish-deputetin në Korçë
Rilindja e Edi Ramës është e vendosur që, me çdo kusht e mjet, të pengojë Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëjë fushatë.
Policia e shtetit ka gjobitur, sekretarin e Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari me 5 milionë lekë të reja se gjoja ka organizuar aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ të qeverisë së Ramës.
Ndërkohë që fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, sa vjen e po ndizet më tepër, Rilindja dhe Edi Rama e ndiejnë se nga kush i vjen rreziku më i madh për t’i nxjerrë në pension politik në mes të pranverës. Prandaj po angazhon çdo ditë që ta dëmtojnë LSI-në dhe ta ndalojnë të bëjë fushatë.