PS ndëshkon deputetët Hoti dhe Doda, i përjashton nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës në Kuvend, me votat e PS-së vijon që të përjashtoi deputetët e PD. Sot ka pezulluar me 10 ditë dy deputetët e PD-së Elda Hoti dhe Petrit Doda për kaosin gjatë seancës së djeshme në Parlament. Përjashtimi i tyre me 10 ditë erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Një kërkesë tjetër në dorë të Sekretariatit të Etikës sot, ishte dhe ajo e grupit të PD-së për përjashtimin e deputetëve socialistë, Erion Braçe, Ilir Metaj dhe Plaurent Ndreca nga komisioni hetimor në shëndetësi. Por kjo këkresë nuk u mor në konsideratë, pasi ishte dorëzuar jashtë afatit 48 orësh pas ngjarjes.

Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë. Vetë Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë. Petrit Doda u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?